VIDEO/ Rama e nis ditën me not, përdor të njëjtin stil si Tahiri

Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht pushimet. Në një video të shpërndarë në Insta Story, Rama shfaqet duke notuar që në orën 07:47 të mëngjesit.

Kryeministri është filmuar nga larg në det duke notuar në stilin “not me kraharor”. Por nuk është Rama socialisti i parë që noton me këtë stil noti.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pak javë më parë postoi një video duke notuar në liqen po në të njëjtin stil noti.

Siç duket, socialistët e kanë “përzgjedhur” stilin e tyre të notit në ujë.

Video e shpërndarë nga Rama:

Loading...