Juventus A është ndeshur sot me skuadrën e Juventus B. Është një ndeshje tradicionale kjo që zhvillohet midis dy skuadrave të bardhezinjve. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë të Juventusit.

39012460_1697282833713898_5423908086932832256_n

Në këtë ndeshje ka qenë debutues Kristiano Ronaldo i cili ka shënuar dhe golin e parë të takimit. Goli i dytë ka qenë një autogol nga Kapelini ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Paolo Dibala .

sdagasdgdf

Në pjesën e parë është parë shumë pak nga skuadra e Juventusit B që nuk e ka vënë pothuajse asnjëherë në vështirësi portieri Perin. Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë ndjekur këtë ndeshje duke e duartrokitur Ronaldon në golin e parë me fanellën bardhezi. Ndërkohë në pjesën e dytë ka ardhur edhe një gol tjetër nga mesfushori Markizio i cili e çoi në 5 numrin e golave të shënuar nga skuadra A.

dfhsdfhsdf

Teksa po luhej minuta e 26-të e pjesës së dytë, tifozët e pranishëm për të parë miqësoren, filluan të gjithë të futeshin në fushë, për të takuar idhujt e tyre. Edhe pse u njoftua se ishin marrë masa të forta sigurie, tifozët në Villar Perosa, arritën të çajnë e të prekin nga afër lojtarët e Juves.

dfshsdfhasd

Ndërkohë që pas hyrjes së tifozëve në fushë duket se dhe kjo ndeshje ka përfunduar. Numri i tifozëve të futur në fushë nuk ishte i vogël, dhe forcat e sigurisë nuk kanë mundur ti ndalojnë. Kështu është sinjalizuar edhe përfundim i ndeshjes edhe pse jo nga bilbili i arbitrit siç ndodh zakonisht.

Goli i i tretë i Juventusi A nga Paolo Dibala

Goli i Ronaldos

 

Loading...