(Video) Rrogat e të punësuarve në arsim rriten për 5 për qind

Të punësuarit nëpër shkollat fillore dhe të mesme do të kenë rritje të rrogave për 5 përqind që nga shtatori i këtij viti. Këtë e shpalosi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ademi sqaroi se bëhet fjalë për rritje të përhershme të pagave për të gjithë të punësuarit e angazhuar me kohë të pacaktuar ose të caktuar.

Loading...