anë publikuar pamje dramatike të asaj që duket të jetë lirimi i pengjeve nga një hapësirë e Shtetit Islamik – gjatë një bastisjeje ku mbet i vdekur një komando amerikan. Joshua Wheeler është ushtaraku i parë amerikan që vdes në operacionet luftarake tokësore kundër militantëve të ISIS-it, raporton SkyNews.

Në videon e publikuar nga Këshilli Rajonal për Siguri i Kurdistanit, shihen me dhjetëra pengje duke u liruar nga forcat ushtarake kurde Peshmerga dhe nga ato amerikane, transmeton Koha.net.

Disa prej tyre kishin gjak në rroba dhe po ecnin e vraponin derisa ushtarët po ua ruanin shpinën në këtë aksion të ndërmarrë në Irak. Në video mund të dëgjohen edhe të shtëna armësh. Në këtë aksion u shpëtuan gjashtëdhjetenëntë pengje. Në këtë grup bënin pjesë rreth 20 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë si dhe banorë lokalë, por edhe luftëtarë të ISIS-it të cilët grupi militant i ka akuzuar për spiunim apo tradhti, thanë zyrtarët amerikanë dhe ata kurdë.

Pentagoni ka thënë se rreshteri Wheeler, 39-vjeç, ishte hero që hyri në luftë për të mbrojtur aleatët e tyre kurdë. “Ai u qëllua për vdekje nga një armë e kalibrit të vogël derisa po vraponte për të hyrë në betejë, ani pse kurdët është dashur që këtë luftë ta kryenin vetë”, ka thënë sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter.

Inside 'IS Compound' During Raid

Dramatic video appears to show the moment 69 hostages were rescued from an Islamic State prison http://bit.ly/1k2zTXd

Gepostet von Sky News am Sonntag, 25. Oktober 2015

Loading...