Gazetari Sokol Balla ka fituar gjyqin me portalin Lapsi.al në lidhje me publikimin e videos intime të tij.

Balla e hodhi në gjyq portalin Lapsi.al, pasi ky i fundit i publikoi atij një video e cila cenonte intimitetin dhe jetën private të gazetarit.

Gjykata ditën e sotme ka dhënë vendim lidhur me këtë padi të ngritur nga Sokol Balla duke i dhënë të drejtë këtij të fundit. Portali Lapsi.al tani është i detyruar që të fshijë të gjitha materialet në lidhje me këtë lajm.

Loading...