Videoja që mban rekordet e shikueshmërisë në Turqi pas puçit: Erdogani, ne jemi vetë populli!

Televizioni informativ turk A Haber ka transmetuar pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti një përmbledhje të një fjalimi të presidentit Erdogan, që ka patur një shpërndarje dhe një shikueshmëri të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Ja ç’thotë mes të tjerash Erdogani në fjalën e tij:

Asnjëherë nuk u pikëlluam,

Asnjëherë nuk e humbëm shpresën,

Duruam, u përpoqëm,

Kur nuk mundëm të bënim asgjë, e gjetëm mbështetjen te sixhadet tona,

Nuk u bëmë të paduruarit,

Nuk u bëmë nga ata që e panë zgjidhjen te dhuna.

Këtë dua që ta dijë çdokush,

Përpjekja jonë është përpjekje e drejtë,

Përpjekja jonë është përpjekje e drejtësisë, përpjekje e ligjit,

Përpjekja jonë është përpjekja e Turqisë,

Përpjekja e Turqisë së re, e Turqisë së madhe…

Ne jemi vetë populli!

 

Loading...