Skuadra gjermane Wolfsburg ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur 2:0 Real Madridin.

Vendësit ndeshjen e kryen në 25 minutat e para, kur shënuan dy gola me anë të Ricardo Rodriguezit nga pika e bardhë dhe Arnold.

Reali deri në fund u mundua që të shënonte të paktën një gol, por pa sukses edhe pse kishin disa raste të mira.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën e ardhshme në Santiago Bernabeu, atje ku Reali pret të përmbys rezultatin. /Express
https://www.youtube.com/watch?v=J_w7RoRA-MU
Loading...