Viedo ekskluzive: Ja si u bë “atentati” energjetik ndaj Këshillit Opozitar në Studeniçan (Video)

“Lajm” ka siguruar videon ekskluzive nga takimi i mbrëmshëm i Këshillit Opozitar me qytetarët e Studeniçanit, gjatë të cilit u ndërpre në mënyrë misterioze rryma. Ndërprerja e rrymës, që ka zgjatur rreth 15 minuta, ka ndodhur vetëm në lokalin ku është mbajtur takimi i Këshillit Opozitar, që len vend për dyshime se ka qenë e qëllimshme.
Kjo ndërprerje ka ndodhur deri sa ka mbajtur fjalim shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti. ,

Ndryshe në zonën e Karshiakës së Shkupit, më saktësisht në Studeniçan, Këshilli Opozitar është pritur në mënyrë madhështore, ku kishte qindra të pranishëm. Në panel të tribunës të pranishëm ishin: Orhan Murtezani nga QDZH, filozofi Rufat Alili, si dhe shkrimtari Kim Mehmeti. Fillimisht fjalën e mori filozofi, Rufat Alili i cili edhe është i anës së Karshiakës, i cili tha se ky emër ka një domethënënie të madhe për vendasit, pasi “Karshi” do të thotë ti rrishë përballë të keqes së përgjithshme që i ndodh popullit tonë, dhe të punosh për ta mposhtur atë. “Në politikë janë ty terme shumë të rëndësishme që i dëgjoni shumë shpesh sidomos nga këta që flasin për legjitimitetin e popullit. Me fjalën legjitimitet ata donë të thonë që ne kemi autoritet dhe këtë na e ka dhënë populli, a faktikisht legjitimitetin këta e përdorin me arrogancë ose kryeneqësi… Prandaj, më 5 qershor të mendojmë mirë se kënd e votojmë, sepse këta i keqpërdorën të gjitha çështjet e mundshme shqiptare e njerëzore”, – ka theksuar ndër të tjera Alili. Më tutje, fjalën e mori shkrimtari Kim Mehmeti i cili tha: “Qe 25 vite flitet se si në Maqedoni do të bëhemi të barabartë, se si do të bëhemi vendimarrës, ndërkohë kemi shkuar vetëm mbrapa. Nuk është edhe shumë e drejt kur vazhdimisht i shpallim politikanët aktual si të këqij, hajdutë, gënjeshtar, ndërsa ne të rrijmë anësh, pra duhet të bëhemi opozitë e kësaj të keqe që po na ngufat në çdo pore të shqiptarisë, e jo vetëm të konstatojmë, e ta lëmë këtë të keqe të na mbysë. Ne harruam, se shpesh e marrin bajrakun edhe atë politik, ata që nuk kanë turp, ata që nuk arrijnë të mbajnë familjet e tyre, filluan të dalin në ballë të popullit… Ne si Këshill Opozitar themi hajde njëherë ta bëjmë Parlamentin Shqiptar të Maqedonisë, dhe deri sa nuk realizohen kërkesat shqiptare mos të marrim pjesë në asnjë Qeveri”, – theksoi ndër të tjera Mehmeti.

Loading...