Në vijim është parashtrimi i kërkesës për pagesa direkte për qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar të dhenve, të lopës dhe të dhisë nga muaji maj deri në shtator të vitit 2018, kumtoi sot Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Afati për aplikim është deri më pesë nëntor të vitit 2018. Vlera e mbështetjes arrin katër denarë për një litër qumësht të dhenve dhe të dhisë, si dhe 3,5 denarë për qumësht të lopës.

Kërkesat parashtrohen në mënyrë elektronike në njësitet rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, ku është regjistruar ekonomia bujqësore.

Më pesë nëntor të vitit 2018 përfundon edhe afati për parashtrimin e kërkesave për pagesa direkte për pulat të futura në kapacitet për prodhimin e vezëve në periudhën nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2018. Vlera e mbështetjes është 100 denarë për një pulë të blerë dhe të futur në fermë për prodhimin e vezëve. Kërkesat parashtrohen në zyrën e Agjencisë Pagesore, personalisht ose përmes postës. Formulari për parashtrimin e kërkesave dhe dokumentacioni i nevojshëm mund të merret nga Agjencia ose të merret nga www.ipardpa.gov.mk, në fushën “Pagesa direkte 2018” (Direktni plakjanja 2018), “Formularë” (Obrasci).

Loading...