Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Vollkovë.

Shkupjania S.N (59) në stacionin e Policisë në Gjorçe Petrov denoncoi se në periudhën prej orës 19 deri më 12 nëntor deri në orën 10 dje persona të panjohur kanë kryer një grabitje të rëndë në shtëpinë e saj në ndërtim e sipër në fshatin Vollkovë të Shkupit.

MPB informoi se autori  ka hyrë me forcë në shtëpi dhe ka marr vegla pune dhe materiale ndërtimi dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Ai me këtë grabitje ka fituar pasuri të kundërligjshme prej rreth 80,000 denarësh.

Merren të gjitha masat për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e plot të rastit.

Loading...