Një kryerës i panjohur mbrëmë në orën 22:15 minuta ka kryer vjedhje në një bastore sportive në rrugën “Marko Krale” në Shkup.

Siç kumtoi MPB, vjedhësi me grushta e ka goditur të punësuarin dhe nga duart ia ka marrë një qese të zezë ku ka pasur rreth 200.000 denarë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Loading...