Vladimir Gjorçev ekskluzivisht për emisionin `Inside` rrëfen momentet e vështira të 27 prillit

Me rastin e 1 vjetorit të të enjtes së përgjakshme të ngjarjeve të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë, deputeti i VMRO-së Vladimir Gjorçev vjen në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Inside’ ku tregon gjithë ngjarjen e asaj dite, nga fillimi i debatit e deri tek futja e turmës së qytetarëve brenda ndërtesës së parlamentit si dhe tentativat e tij për të mbrojtjur kolegët deputet si një akt i lartë njerëzorë, shkruan Zhurnal.mk

Inside: Si do e përshkruani 27 prillin nga fillimi i ditës e deri në përfundim me ngjarjet e përgjakshme?

Vladimir Gjorçev: Po atë ditë, ai 27 Prill filloi sikur se kanë filluar edhe ditët e mëparshme, ndërsa ajo është me debat demokratik, me debatin e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për të cilën deputetët kanë të drejtë në përputhje me ligjin, në përputhje me kushtetutën , në përputhje me rregullat e procedurës dhe në fakt deputetët e bënin atë për të cilën kanë të drejtë. Kur ora u bë 18:00, u pa që ka një skenar të caktuar nga ana e LSDM-së dhe partnerët e tyre të koalicionit, gjegjësisht se kanë për qëllim të zgjedhin Kryetar të Parlamentit, me ndërprerjen e debatit, domethënë duk e bërë jo të mundur paraqitje për marrjen e fjalës, të zgjidhet Kryetari i Parlamentit, pa vërtetimin e kuorumit, pa procesverbal etj. Domethënë punohej për një ditë të rregullt, normale vijuese sikur që i kishim ditëve të mëparshme në Parlament, por kur erdhi një moment i caktuar, u pa se gjegjësisht bëhen punë të cilat janë jashtë procedurave.

Inside: Ju mendoni se procedurat e zgjedhjes së kryeparlamentarit ishin shkelur?

Vladimir Gjorçev: Talat Xhaferi ishte propozimi i LSDM-së dhe i BDI-së, por të gjithë ishim në pritje që ajo të bëhet në mënyrë dhe proces e cila është e shkruar me rregulloren, domethënë ajo të jetë situatë kur Parlamentarët, deputetët të munden të debatojnë, munden të bëjnë pyetje, për fat të keq mënyra në të cilën u bë ajo, dhe procedurat të cilat ishin qartë të shkelura, jo vetëm një nen, por një sërë nenesh të rregullores, absolutisht nuk ishin të tilla.

Inside: Si keni reguar ju në momentin që keni dëgjuar se turma e njerëzve kishte depërtuar në ndërtesën e parlamentit?

Vladimir Gjorçev: Unë më vonë hyra në pres qendrën, isha në zyrën time, domethënë së pari kur ishte, kur hynë njerëzit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, isha në sallën plenare, dhe pas një kohe të caktua erdha në zyrën time, në katin e parë dhe pas një kohe të caktuar filluan të dëgjohen, zëra, trokitje gjithashtu edhe britma dhe atëherë dola, apo ajo është këtu në katin e parë, zyra ime është relativisht afër dhe dola të shoh se çfarë ka ndodhur, të shoh se çfarë është puna, sepse apo kishte një situatë turme, a po ngjarje dhe ndodhi jo të zakonshme, dhe kur u afrova te pres qendra pashë se ka turmë të madhe, se ka numër të madh të njerëzve, dhe fillova të depërtoj mes njerëzve, mes atyre njerëzve të cilët në atë moment ishin të sulmuar. Domethënë kishte numër më të madh të deputetëve nga LSDM-ja, dhe jo vetëm të LSDM-së, kishte njerëz të cilët ishin në këndin e pres qendrës. Në ato momente reagoja instinktivisht, reagova ashtu siç njeriu duhet të reagojë, ajo është kur njerëz janë në telashe, kur kemi situatë të sulmit, sa që është e mundur më shumë, që të qetësohet situata, të mbrohen njerëzit, të ju ndihmohen atyre të cilët janë të lënduar dhe ajo zgjati një numër të caktuar të orëve të cilët vijonin, shiheshe, u pa se ngjarjet të cilat ndodhnin ishin jo të zakonshme, u pa thjeshtë se ajo është një ditë e rëndë për Maqedoninë, dhe në atë situatë mirë është që të ketë sa më shumë njerëz të cilët do të mundohen ta qetësojnë atë situatë.

Inside: A mendoni se mund të kishte ndodhur më e keqja atë ditë?

Vladimir Gjorçev: Pra kur njeriu është i sulmuar, njeriu duhet të ndihmoj, kur situata vlon, duhet të qetësohet, ashtu që duhen të mbrohen edhe si kolegë edhe sikur njerëz, jo vetëm si deputetë, ju e dini atje si është, nuk kishte vetëm deputetë të LSDM-së, kishte edhe maqedonas, edhe shqiptarë, kishte edhe nga LSDM-ja, kishte edhe nga parti të tjera, domethënë në atë situatë, sa do që të ishte e keqe, e dukshme ishte ditë e keqe për Maqedoninë dhe në pjesën e shkeljes së procedurës, domethënë thyerje e rregullores dhe gjithë ajo që ndodhi institucionalisht, dhe gjithë ashtu pas asaj me përleshjet fizike të cilat vijonin. Mendoj se sa do që të ishte keq, megjithatë mendoj se ishte fat në fatkeqësi, që nuk kishte viktima njerëzore atë natë, sepse ajo mundej të ndodhte, e dini kishte shumë njerëz, kishte shumë njerëz, emocionet ishin të mëdha, ndodhnin incidente të rënda, megjithatë mendoj edhe për njerëzit të cilët ishin në Parlament, por edhe për gjithë Shtetin, mendoj se është një fat në fatkeqësi në atë ditë të rëndë, që nuk ndodhi më e keqja, edhe pse kishte, edhe një herë do të them kishte incidente të rënda, ngjarje të padëshirueshme, për të cilat mendoj se absolutisht nuk janë të mira për asnjërin.

Inside: E përshkruani ju atë ditë si një situatë solidariteti mes njerëzve pavarësisht përkatësisë etnike dhe partiake?

Vladimir Gjorçev: Do ta kujtoj, sipas situatës në të cilën ndodhin shkelje të procedurave në Kuvend, por gjithashtu do ta kujtoj edhe sipas atyre fotografive të padëshiruara, të cilat ndodhën në Kuvend. Por gjithashtu edhe momente kur punon kolektiviteti , kishte edhe një numër të madh të njerëzve të tjerë, nuk isha vetë unë ai i cili i mbronte deputetët të LSDM-së dhe partive të tjera politike, dhe nga BDI-ja edhe të tjerët. Momenti kur njerëzit ndihmonin, kur njerëzit tregojnë solidaritet, gjithashtu do ta mbaj mend nga zemërimi që ishte në ajër, do ta mbaj mend dhe nga lëndimet që njerëzit i kishin, do ta mbaj mend gjithashtu edhe nga sakrifica, ndihmën të cilën donin ta drejtonin, edhe gazetarë edhe policë.

Inside: Thoni që Maqedonia duhet të mbyllë një faqe sikur shoqëri dhe të vazhdojë me hapjen e një faqe të re të jetes dhe bashkëjetesës?

Vladimir Gjorçev: Mesazhi është se duhet të kemi paqe në Republikën e Maqedonisë, se procedurat të cilat kanë ndodhur në Nëntor, me vërsuljen nëpër shtëpi, me njësi speciale para fëmijëve, me prindër dikush më madhore të cilët kanë 60-70 vjet, të cilët mbaruan nëpër kardiologji dhe ashtu me radhë, se nuk ndihmon e gjithë ajo, thjeshtë ajo që ndodhi në Nëntor, Dhjetorë, Janar, Shkurt këtë vit, të mos jetë situatë e cila do të prodhojë viktima të reja, e cila do t’i ngarkojë situatat në Maqedoni në vitet dhe dekadat në vijim. Të mbyllim një faqe sikur shoqëri , të shohim se ajo që ndodhi asnjërit nuk i sjelli mirësi dhe thjeshtë të vazhdojmë përpara. Të ketë shteti reagim, por mos të ketë ekzagjerim në reagimet, domethënë të jetë ajo thjeshtë me masë dhe kusht.

Inside: Ishte një ditë shumë e tmershme për demokracinë e një vendi, mendoni se do tejkalohet gjithë kjo e megjithatë do të ngelet në histori?

Vladimir Gjorçev: Ajo ishte ditë e rëndë për të gjithë, me plotë kuptimin e fjalës për të gjithë , të cilët ishin edhe në Kuvend, rreth Kuvendit, ishte rëndë edhe për njerëzit të cilët e shikonin para ekraneve televizive, me të vërtetë ajo ishte një ngjarje dramatike në Maqedoni, dhe në ato momente duhej të ju ndihmohet jo vetëm deputetëve , kishte të sulmuar edhe deputetë maqedonas, edhe shqiptarë dhe nga tjera komunitete të tjera etnike, gjithashtu kishte policë të dëmtuar, kishte qytetarë të lënduar, duhej të ju ndihmohej gjithashtu edhe gazetarëve, domethënë në situatë të tillë, kur ndodhin ngjarje të tilla, të gjithë duhen të bëjnë maksimumin, sa është e mundur më shumë të qetësojë situatat, por për fat në gjithë atë fatkeqësi, nuk kishte viktima njerëzore, domethënë mendoj se do të ishte shumë më e rëndë, shumë më keq edhe për Kuvendin edhe për Republikën e Maqedonisë, përderisa mos dhashtë Zoti të ndodhë më e keqja, do me thënë ndodhën shumë punë, shumë punë të padëshirura, kishte edhe dhunë, por për fat nuk kishte dhe pasoja më të rënda në atë pjesë, ashtu që ajo le të jetë ngjarje, le të jetë ditë, prej të cilave të gjithë së bashku, si shtet, si shoqëri, si qytetarë, si njerëz do të nxjerrim mësim.

Loading...