Në Bajern, gjatë fillimit të nëntorit është arrestuar një person, që duhet të ketë pasur lidhje me terrorizmin barbar në Paris.

“Në 5 nëntor në magjistralen A8, afër Bad Feilnbach në Gjermani, është ndaluar personi Vlatko V., i cili në maqinën e tij kishte:
8 Kalashnikovë
2 Pistoleta
1 Rovelver
2 Granata dore
200 gram eksploziv (TNT)
,” shkruan Der Spiegel, njofton Bota sot.

Ai kishte udhëtuar i qetë mbi 330 kilometra në Austri, për tu ndaluar më pas nga autoritetet gjermane afër Mynhenit. Për këtë skandal mediat austriake kanë hedhur fajin te policia e Austrisë, por gjithashtu mbetet mister sesi ka udhëtuar nga Mali i Zi në Austri.

Sipas informacioneve të shumë mediave gjermane, 51 vjeçari udhëtonte për në Paris për të përgatitur terrenin e sulmeve të së Premtes mbrëma.

“Punojmë intensivisht me partnerët tanë francezë, për të gjetur lidhjen e mundshme mes Vlatkos V. dhe atentatorëve në Paris,” tha ministri i brendshëm bavarez,Joachim Herrman (CSU). “Por sipas informacioneve të gjetura në mobil, të çojnë në përfundim se kishte lidhje mes tyre.”

Vlatko V. vjen nga Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi, ndërsa nuk dihet si është lidhur me ISIS./Bota sot

Loading...