Përveç numrit të madh të personaliteteve dhe politikanëve në Kosovë, në listën e organizatës “Syri i Popullit” ka pasur edhe 5-6 persona nga Maqedonia, si dhe 3-4 nga Lugina e Preshevës. Këtë e pohon ish politikani Azem Vllasi, ndaj të cilit kreu atentat të pasuksesshëm Murat Jashari me prejardhje nga Kumanova, që njihet edhe si kreu i organizatës.
Në deklaratën e tij për emisionin “InDoks”, Vllasi thotë se ai është zgjedhur caku i parë për ekzekutim, për shkak se është llogaritur si cak më i lehtë për likuidim. “Organizatat e tilla pjesë të strategjisë e kanë që tentimi parë të jetë i suksesshëm. Mua me siguri më kanë zgjedhur për shkak se e kanë ditur se nuk jam zyrtar, nuk kam sigurim dhe qasja deri te zyra ime është e lehtë”, thotë Vllasi duke sqaruar shkaqet se pse u tentua që ai të likuidohet i pari, transmeton Gazeta Lajm.
Lënda e prokurorisë për këtë rast përmban 200 faqe, kurse dosja e plotë me mijëra faqe. Avokatët mbrojtës kanë hedhur poshtë këto akuza si të pabaza.
Ndryshe, prej më herët dihet se në mesin e personave nga Maqedonia që gjenden në listën e “Syrit të Popullit” ka qenë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. tani për tani nuk përmendet ndonjë emër tjetër nga Maqedonia.
Emisionin e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë:
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=patriote-te-cmendur-pjesa-e-dyte-2

Loading...