Maqedoni

Vlon nga policia në Tetovë, sulmohet selia e Lëvizjes Besa dhe ordinanca e Nexhbedin Kahremanit (Foto)

tt

Numër i madh i forcave policore ndodhen para ordinancës së kryetarit të Lëvizjes BESA dhe selisë të kêsaj partie, pasi persona të paidentifikuar kanë tentuar ti thyejnë të njëjtat thonë nga Lëvizja BESA.

Për të njëjtën kanë reaguar edhe nga kjo pari me një kumtesë për mediat:

 

Ashtu siç paralajmëroi vetë para ca ditëve u.d. Kryetar i Lëvizjes BESA, Dr. Nexhbedin Kahremani, se ka kërcënime serioze për jetën e tij dhe të familjarëve të tij, sot ka informacione se një grup i njerëzve të dhunshëm, disa nga të cilët ishin edhe ndër dhunuesit e selisë në Shkup, do ta sulmojnë ambulancën e Dr. Kahremanit.
Për këtë arsye kërkojmë përsëri nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe ta mbrojnë z. Kahremani, i cili – pos tjerash – e gëzon edhe imunitetin e deputetit.
Këtu dëshirojmë të theksojmë se nëse dikush ka marrë mandat deputeti në shpinë të dikujt në Lëvizjen BESA, ai sigurisht nuk është z. Kahremani, por mund të jetë dikush nga ata që sot e organizojnë këtë presion ndaj U.D. Kryetar i Lëvizjes BESA.
Me këtë rast i ftojmë edhe të gjithë aktivistët e denjë të Lëvizjes BESA që mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse ato së shpejti do të kalojnë dhe BESA do të dalë edhe më fuqishme seç ka qenë. Ky është vetëm një proces pastrimi nga materialet që nuk kanë mundur ta durojnë qëndrimin stoik të Besës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top