Në ndeshjen që u zhvillua dje në stadiumin “Selman Stërmasi” midis Partizanit dhe Skëndërbeut, është pikasur një banderolë e tifozëve të “demave të kuq”, që lidhet me ekzekutimin e ushtarit grek Konstantinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Në këtë banderolë, tifozët e Partizanit kanë shkruar: “Një grek më pak, një bastard më pak!” Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë dhe qytetarët e vendit fqinj i janë kundërvënë shqiptarëve dhe i cilësojnë këto të fundit si vrasëës, të cilët meritojnë të digjen e të shfarosen.

Loading...