Qyteti i Shkupit, që udhëhiqet nga koalicioni VMRO-BDI, ka sjellë vendim për ndërtimin e dy përmendoreve të reja të figurave maqedonase. Bëhet fjalë për partizanët Pançe Arsovski dhe Pançe Nedelkovski, raporton “Lajm”. Përmendorja e Arovskit do të vendoset në oborrin e shkollës së mesme që mban emrin e tij, kurse e Nedellkovskit te parku i qytetit.

“Në kuadër të strategjisë për ruajtjen e traditave dhe me kërkesë të SHMQ ‘Paneç Arsovski’ dhe të organizatës së luftëtarëve të qytetit, Qyteti i Shkupit publikoi shpallje publike për vendosjen e përmendoreve për luftëtarët Pançe Arsovski dhe Pançe Nedellkovski”, kanë njoftuar nga qyteti i Shkupit.

Qyteti tani ka publikuar shpalljen për ndërtimin e këtyre përmendoreve për të cilat do të ndahen rreth 280 mijë denarë. Qyteti i Shkupit udhëhiqet nga koalicioni VMRO-BDI.

Loading...