VMRO dhe BDI nuk nënshkruajnë kërkesat e tetovarëve për ekologji

VMRO DPMNE dhe BDI ishin dy partitë e vetme të cilat kanë bojkotuar nënshkrimin e deklaratës së iniciuar nga lëvizja EcoGuerila në të cilën partitë duhet të deklarohen për tre pika që sigurojnë mbrojtjen e ambientit në rajonin e Tetovës dhe Pollogut.

Deklaratën e cila parasheh zgjidhjen e problemeve me deponitë në rajonin e Pollogut, shndërrimin e kazermës në park të gjelbërt, të sigurojnë që nuk do të lejojnë hapjen e Jugohromit pa filtra dhe të zgjidhin statusin e punëtorëve të këtij kombinati, e nënshkruajtën vetëm përfaqësues të koalicionit “Rilindje me Besë”, “PDSH”, “Aleanca për shqiptarët”, “PPD” dhe LSDM.

Këta të fundit nuk arritën në kohë të marin pjesë në aktin e nënshkrimit por nga LSDM dhe Ecoguerilla konfirmuan se edhe partia e Zaevit ka pranuar deklaratën, por janë vonuar për arsye objektive. Nga Ecoguerila thanë se bojkoti i partive në pushtet le të kuptohet se cili është qëndrimi i partive në pushtet ndaj këtij problemi me të cilin ballafaqohen qytetarët e Tetovës me rrethinë ndër vite.

Loading...