Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “ka ardhur jetë për funksionarët e LSDM-së”.

“E bija e ministrit të LSDM-së, Nikolla Dimitrov ka fituar bursë në vlerë prej 40.000 eurove që të studiojë jashtë Maqedonisë. As më pak as më shumë, 40.000 euro, për të studiuar në një Universitetin e Utrehtit”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtuar se përderisa e bija e Ministrit Dimitrov ka fituar bursë prej 40.000 eurove studentët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë ku të flenë dhe janë të detyruar të flenë në oborret e konvikteve.

Sipas VMRO-DPMNE-së jetë në Maqedoni ka vetëm për familjet e funksionarëve të LSDM-së dhe Qeverisë, siç është rasti i bijës së Ministrit Dimitrov për bursën e fituar prej 40.000 eurove në Holandë.

“Djali i Lençe Nikollovskës, këshilltares së Zoran Zaevit punësohet në Fondin për Inovacionet, bija e Svetanka Llaskovës, këshilltares së Zoran Zaevit fitojnë grand prej 300.000 eurove nga Fondi për Inovacione, fëmijët e Talat Xhaferit dhe Gërçevit punësohen në ELEM, firmat e Llkokvenecit dhe të tjerëve nga LSDM-së fitojnë grande prej qindra mijëra eurove nga Fondi për Inovacione, Koço Angjshev siçe dini, fiton tenderë dhe grande secilën ditë, kinse ai i vetëm punon në këtë shtet”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata shtojnë se kjo tregon për të 101 herë, se qytetari i thjeshtë, ai i cili nuk është djali, vajza apo nipi i ndonjë nga Ministrat dhe Qeverisë së LSDM-së, sipas VMRO-DPMNE-së nuk është e vlefshëm, nuk është i dinjitetshëm dhe nuk është cilësor të shfrytëzojë diçka që ofron shteti.

“Kjo është dëshmi se vetëm fëmijët e LSDM-së janë të dinjitetshëm të marrin bursa, punësime dhe grande”, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Loading...