Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thotë se “kur bëhet fjalë për punë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore, Zoran Zaevi dhe karteli i tij kriminal janë plotësisht të paaftë”.

“Kur bëhet fjalë për kriminalitet, tenderë të kurdisur, licenca dhe bursa, shoqata kriminale rreth Zaevit janë kampion” thonë nga OBRM-PDUKM, duke shtuar se dëshmi për këtë është ngatërrimi i flamurit të Austrisë gjatë vizitës së Kancelarit Sebastian Kurz, dhe sipas OBRM-PDUKM-së nuk kanë ngatërruar asnjë shkronjë kur në procedurë të përshpejtuar një dit para zgjedhjeve duhej të ndaheshin 40.000 dollarë për bijë e ministrit Nikolla Dimotriv.

Sipas VMRO-DPMNE-së, babi mund të ngatërroj flamurin por nuk mund ta ngatërroj afatin për të siguruar bursë për bijën e tij, dhe se nëse mund që e bija e Laze Vellkovskit të vozitet me veturë zyrtare nëpër plazhet e Greqisë, sipas partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e bija e ministrit meriton shumë më shumë.

“E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të Letonisë në vend të flamurit austriak, por nuk gabuan kur këshilltarët e Zaevit dhe të afërmit e tyre ju ndanin para për inovacione kriminale”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “vjedhja e ditëpërditsme dhe humbjet e ditpërdreshme dhe turpi që i sjellin Maqedonisë përpiqen që ta fshehin marrëveshjen kapitulluese. Qytetarët shohin se kjo marrëveshje jo vetëm që ndryshon emrin por prek gjuhën dhe identitetin.

Ata shtojë se kjo sjellje anti-shtetërore e LSDM-së duhet të ndalojë. Zoran Zaevi duhet të ikë dhe se, sipas OBRM-PDUKM-së Maqedonia vetëm kështu mund të fitojë.

Loading...