VMRO-DPMNE gati për obstruksione të reja në Kuvend

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pas pesë muajve nga konstituimi i Kuvendit ende nuk formojnë grup parlamentar, shkruan Sakamdakazam.mk, transmeton Aktuale.mk.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi disa herë i ka bërë thirje VMRO-DPMNE-së që ta formojë grupin parlamentar.

„Deputetët e VMRO-DPMNE-së me sjelljen e këtillë tregojnë se kanë strategji dhe qëllim ti bllokojnë seeancat kuvendore me vërejtje procedurale. Nëse formojnë grup psrlamentar rregullat janë të qarta, vërejtje procedurale dhe replika mund të japin vetëm koordinatorët e grupeve parlamentare apo eventualisht zëvendësit e tyre. Kështu duhet që Kuvendi të funksionojë normalisht. Por nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së mbeten deputetë individual atëherë secili mund të japë vërejtje procedurale për gjithçka„ sqarojnë nga Kuvendi për Sakamdakazam.

Loading...