VMRO-DPMNE: Gjykata partiake dhe prokuroria e LSDM-së janë johumane

Pas ndodhive të djeshme, pa pardon mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë është shtet i robëruar nga ana e LSDM-së, thotë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev. Ai dhe partia e tij konsiderojnë se ligjet nuk zbatohen, institucionet po keqpërdoren dhe përdoren vetëm për të treguar forcë politike, duke frikësuar dhe duke luajtur me fatin e njerëzve. Reagimi i tyre ka të bëjë me personat e akuzuar për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, të cilët u lëshuan nga paraburgimi, por prapë u kthyen në burgun e Shutkës.

“Organet gjyqësore, nën trysni të pushtetit, janë duke luajtur me fatin e njerëzve. Arrestimi i personave që tashmë janë liruar nga paraburgimi, sikur të bëhet fjalë për kriminelë më të mëdhenj, e jo për persona të cilët tërë jetën e tyre ia kanë përkushtuar Republikës së Maqedonisë, është pasqyrë e mllefit politik dhe përndjekjes klasike politike. Kush e ka porositur dhe kush kishte nevojë për maltretim të këtillë?”, u shpreh Janushev.

Loading...