Mickoski thotë se vendimin për referendumin do ta marr pas konsultimeve me qytetarët dhe me të gjitha organet e partisë…

“Ne nuk i sjellim vendimet në rreth më të ngushtë prej 2-3 elitarëve, të mbyllur në zyrë mes katër mureve dhe të përpiqemi ta shpëtojmë karrierën tonë politike”kishte deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, rapoton TV 21.

Por, anëtari i partisë së vetë nuk e ka idenë se në cilën fazë është debati dhe cili do të jetë vendimi.

Nuk e di, unë nuk jam pjesë e organeve që vendosin, do të ketë vendim zyrtar nga qendra për komunikime kur do të sillet vendimi, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nacev.
Anëtari i VMRO DPMNE-së, AleksandarNacev, doli sot për tu ankuar për kushtet e Armatës, që sipas tij janë të këqija, e Ministria e Mbrojtjes në vend se ti përmirësoj, po harxhon para për kampanjë.

Derisa ushtarët nuk kanë transport të paguar, punojnë me uniforma të vjetra, kurse menyja e ushqimit është çdo ditë e më e varfër, Shekerinska prej buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes jep 1 milion euro për kampanjë dhe për zbukurim të marrëveshjes së kapitullimit me Greqinë. Kushtet në armatë kurrë nuk kanë qenë më të këqija. Kështu është sepse paratë që janë të destinuara për Mbrojtje po harxhohen për gjithçka tjetër përveç se për armatën, shtoi Nacev.
Ministrja në fjalimin e saj shpjegoi se uniforma të reja për armatën janë porositur, kurse tha që me rritjen e buxhetin për armatën është siguruar edhe rritja e pagave për 15% për ushtarët.
E sa i përket parave që do t’i ndajë për fushatë, Shekerinska shpjegoi se përse ministria e saj është një ndër ministritë që duhet të ndajë më shumë para.
Kuptohet që Ministria e Mbrojtjes është njëra prej ministrive që më shumti duhet të jetë e interesuar për prioritetin tonë strategjik,kishte deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Seanca qeveritare që është e paraparë të mbahet në mëngjesin e të mërkurës pritet që t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të opinionit lidhur me buxhetin për kampanjën për referendumin. /TV21

Loading...