VMRO-DPMNE është kundër zgjedhjeve të parakohshme, kjo parti kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe formimin e një qeverie ekspertësh. Ështu kanë thënë për mkd.mk burime të larta partiake në VMRO-DPMNE, duke paralajmëruar se organet partiake së shpejti do të dalin edhe me qëdnrime zyrtare.
“Nga partia thonë se do të kërkojnë dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev, formim të qeverisë së ekspertëve, zbatim të reformave të domosdoshme dhe pas një viti zgjedhje. Në ndërkohë duhet të fillojnë negociata të reja me Greqinë për marrëveshje të re, fqiu ynë jugor të heq dorë nga kërkesat për ndryshime kushtetuese, kurse për zbatimin e obligimeve të Maqedonisë nga neni 8 i marrëveshjes të kërkohet bashkësia ndërkombëtare të jetë garant se nëse ato nuk plotësohen, kurse kushtet tjera plotësohen, kjo të mos ketë kuptim se shfuqizohet e tërë marrëveshja. Të hapet edhe çështja e ndryshimit të plotë të emrit erga omnes, kërkon opozita”, shkruan Mkd.

Loading...