VMRO-DPMNE kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme të zbulojë kush qëndron pas sulmit të ish-ministrit Nikolla Todorov, pasi sipas tyre, nuk bëhet fjalë për akt nën efekt por për akti i përgatitur me vite.

“Është e qartë se atentatori nuk ka vendosur vetë ta kryejë vrasjen, pikërisht në ditën e ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit. Organet duhet të vërtetojnë kush ia ka dhënë armën që ta kryejë aktin kriminel. Organet duhet të kërkojnë përgjegjësi nga gjithë ata që nxitën dhe ndihmuan aktin”, deklaroi në konferencë për shtyp Kërste Jovanovski nga VMRO-DPMNE.

Ai gjithashtu tha që të mos heshte as për rastin e vendosjes së bombës në shtëpinë e babait të deputetit Antonio Milloshoski, si dhe për demolimin e makinës së Gordana Jankulloskës.

Loading...