Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Maqedoni po ngulfatet. Qytetarët janë viktimë direkt të paaftësisë së qeverisë ku në krye të saj është i amnistuari Zoran Zaev”.

Ata thonë se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane për mjedis jetësor (EEA), Maqedonia është shteti më i ndotur në Evropë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Më shumë se një mijë qytetarët në vjet humbin jetën si rezultat i ndotjes së madhe të ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se Qeveria nuk ka zgjidhje për problemin e ndotjes së ajrit.

Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe pse LSDM-ja premtonte plan preciz dhe zgjidhje të këtij problemi në realitet tregon se një gjë e këtillë nuk ekziston. LSDM-ja, sipas VMRO-DPMNE-së, nuk ka as plan as vullnet për zgjidhjen e ndotjes së ajrit dhe se premtimet zgjedhore të LSDM-së dhe Zaevi u konfirmuan se kanë qenë manipulim të qytetarëve të Maqedonisë me të vetmin qëllim, ardhja në pushtet.

“Mjetet buxhetore që Qeveria i ndan për zgjidhjen e problemit të ajrit janë skandaloze. Maqedonia nuk mund ta zgjidh problemin e ndotjes së ajrit me 1.5 milion të turpshme. Edhe më skandaloze është se Qeveria për furnizimin e automjeteve luksoze dhe moblijeve e shpenzoi të njëjtën shumë të parave shtetërore, para të qytetarëve”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se nëse LSDM-ja me të vërtetë dëshiron ta ndalojë ndotjen e ajrit, në vend se të vendos masa diskriminuese, VMRO-DPMNE propozon që Qeveria të sigurojë subvencione në vlerë prej 50% për furnizimin e automjeteve elektrike dhe hibride në qytetet më të mëdha në 3 vitet e para, dhe më pastaj masa të zgjerohet edhe në mjediset tjera.

Loading...