Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sot përmes një kumtese për media thekson se ndryshimi i emrit të Maqedonisë, ndryshimi i Kushtetutës, traditës dhe kulturës është tragjedi dhe jo kompromis i fëmijëve në kopshte.

Nga kjo parti shtojnë se mohimi i identitetit maqedonas është turp për çdo qytetar që ndjehet maqedonas.

“Zoran Zaev edhe një herë ka prezantuar joseriozitetin e tij ndaj marrëveshjes së dëmshme me Greqinë. Sjellje të tillë për një temë kaq serioze, nuk ka pasur asnjë politikan në shtet. Qytetarët janë të vetëdijshëm se atë që e bën Zaevi tani, nuk e ka bërë askush”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ato në fund shtojnë se qytetarët e Maqedonisë kanë ndërgjegje politike dhe pjekuri dhe nuk mbështetin marrëveshje të dëmshme.

Loading...