VMRO-DPMNE “nxjerrë dhëmbët”, porosi Zaevit të heq dorë nga ndryshimet kushtetuese

VMRO-DPMNE ka dalur me një reagim kundër Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev, duke theksuar se nuk ka legjitimitet për të ndryshuar Kushtetutën dhe emrin kushtetues Republika e Maqedonisë.
Sipas partisë më të madhe opozitare, 1.2 milionë qytetarë i dhanë karton të kuq Zaevit dhe LSDM në referendumin e 30 shtatorit, përcjellë INA.

“Qytetarët nuk përkrahën politikën e tij antishtetërore dhe se Marrëveshja e Prespës tanimë është e vdekur politikisht”, theksoi VMRO-DPMNE.

Çdo tentim për futjen me dhunë të marrëveshjes në Kuvend është dhunim i vullnetit të qytetarëve. VMRO-DPMNE kërkoi që Zaev siç thuhet të heq dorë nga marrëveshja kapituluese për ndryshimin e emrit. (INA)

Loading...