VMRO-DPMNE: Qeveria pa turp i keqpërdor integrimet e Maqedonisë që ta arsyetojë marrëveshjen kapitulluese

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozutare maqedonase VMRO-DPMNE thotë se “Zoran Zaev dhe LSDM-ja filluan fushatën për referendumit për marrëveshjen kapitulluese, ndërsa turpërohen të cekin fjalë për mbrojtjen e Kushtetutës, historisë, traditës. Nuk ka dëshmi më të mirë kur Zaevi u pajtua të pranojë vijat e kuqe greke ku fshihet emri i Republikës së Maqedonisë dhe fshihet identiteti maqedonas. Zaev hesh rreth asaj se si do të quhet shteti nëse kalon referendumi, dhe a do të ketë pakicë maqedonase në Greqi”.

Ata thonë se Zaevi dhe LSDM-ja pa turp keqpërdorin integrimet e Maqedonisë që të arsyetojnë marrëveshjen kapitulluese të cilën, sipas OBRM-PDUKM-së, heqin dorë nga gjithçka që është maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Karteli në Qeveri përpiqet t’i manipulojë qytetarët se puna e tyre kriminale është punë e standardeve evropiane. Që ta arsyetojnë përkrahjen e dobët të cilën e marrin në përpjekjen e tyre ta ndryshojnë emrin, Kushtetutën, identitetin, kombësinë, kulturën dhe historinë, LSDM-ja filloi të përçmojë qytetarët dhe t’i ndajë në qytetarë pro-evropian dhe anti-evropian”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se marrëveshja e dëmshme dhe e turpshme me Greqinë e shfaq si vlerë evropiane dhe se për LSDM-në heqja dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë janë vlerë evropiane.

Ata shtojnë se qytetarët e Maqedonisë nuk janë kundër NATO-s, ata përkrahin euro-integrimet e Maqedonisë, por sipas OBRM-PDUKM-së nuk përkrahin kriminalitetet e LSDM-së dhe shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Maqedonia do të fillojë drejt BE-së dhe NATO-s kur karteli i udhëhequr nga Zoran Zaevi dhe LSDM-ja do të ikin nga qeverisja dhe kështu mund të arrihen vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke ju bërë thirrje qytetarëve në marshin protestues që do të ndodhë sot në Kërçovë në ora 13:00./Telegrafi/

Loading...