Reagon partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ndaj deklaratave të Koordinatorit Kombëtar për Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski.

“Stevo Pendarovski pa turp ju flet qytetarëve për integrimet euro-atlantike kur miqtë e tij nga Qeveria e Zaevit bëjnë vjedhje të paparë ndaj popullit të tyre dhe kombit të tyre. Nuk ka ditë që nuk del skandal për kriminalitet apo korrupsion nga funksionarët e lartë në Qeveri. Këto vlera nuk janë as vlera afrikane, aq më pak evropiane. Gënjejnë dhe vjedhin ku të mërijnë”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke pyetur me çfarë fytyre del Pendarovski i drejtohet popullit të tij dhe i bën thirrje në referendum kur para 4 viteve i thërriste kafshë, e më pastaj dhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga ekipi i cili e përfaqëson Pendarovski mund të shohim vetëm paaftësi dhe sjellje anti-shtetërore. E vetmja për të cilën janë të aftë në mënyrë të organizuar ta bëjnë është të bëjnë manipulime, rrena dhe vjedhje të popullit të vet dhe shtetit të tyre”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja shton se Pendarovski dhe, siç thonë nga kjo parti, karteli kriminal secilën ditë e dëgjojnë votën ‘kundër” nga populli për politikat e tyre të dëmshme dhe të gabuara.

“Ata janë të vetëdijshëm se populli i lexoi. Ata janë të vetëdijshëm se populli do të fitojë, se Maqedonia do të fitojë”, thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/

Loading...