VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për sjelljen e Ligjit për Amnisti para zgjedhjeve lokale.

“Zaev me amnistinë i mashtron të burgosurit dhe i keqpërdor për qëllime paraelektorale. Loja me propozim ligjin për amnisti për shkelësit e ligjit, kryerës të veprave penale nuk është asgjë tjetër përveç se korrupsion zgjedhor dhe koketim me të burgosurit para zgjedhjeve”. Përmes rastit për lirimin e Bajrush Sejdiut dhe Agim Krasniqit u dëshmua se kur LSD dhe Zaev, nuk u nevojitet amnisti për lirimin por atë e bëjnë përmes keqpërdorimit të ligjit.Zoran Zaev nuk është i sinqertë me njerëzit që janë në burgje. Ai dëshiron që ti shfrytëzojë si makineri votuese, kurse në realitet a ii mashtron edhe këtë kategori të qytetarëve. Qeveria e LSD punon me manipulime, krijimin e kaosit dhe demonstrimin e banditizmit që mbetet vendimi i tyre kryesor. Këtë qytetarët do ta dënojnë me 15 tetor” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.

Loading...