1,2 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë më 30 shtator thanë jo për ndryshimin e emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë, jo për shmangien e shumicës maqedonase në fqinjësi. Qytetarët thanë jo për marrëveshjen kapitulluese të Prespës dhe shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare me qëllimin e vetëm, shpëtim i karrierës politike të Zoran Zaevit.

Secili nga deputetët është zgjedhur nga qytetarët, që t’i përfaqësojnë ata dhe vullnetin e tyre, ndërsa vullneti i qytetarëve është i qartë, ata nuk e pranojnë veprën kapitulluese të quajtur Marrëveshja e Prespës.

Zaev është i shantazhuar pasi shkon kundër vullnetit të qytetarëve. I shantazhuar për krimet e tij dhe krimet e bashkëpartiakëve të tij me të cilët vetëm për një vit e gjysmë zbatuan grabitje holivudiane në Maqedoni. Qytetarët nuk mundet dhe nuk guxojnë ta paguajnë çmimin e koncesioneve të Zaevit, për politikën e tij të basteve “all I”. Armiqësia e pushtetit duhet të ndalojë, Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohet.

Zaev frikësohet nga prokuroria e pavarur dhe objektive, që do ta hetojë rastin “Ryshfeti”, rast të cilin i gjithë shteti pa se si kërkon ryshfet nga një biznesmen i Strumicës në vlerë prej 200 mijë eurove, përveç gjykatës. Pushteti frikësohet nga gjyqësori i cili në vend se t’i amnistojë krimet e funksionarëve shtetërorë dhe partiakë të LSDM-së do të ndiqet për krimet e kryera Shteti juridik do të kthehet vetëm kur të formohet prokurori e pavarur e cila do t’i hetojë tenderët e përgjakshëm, grantet kriminale dhe falsifikimin zgjedhor të referendumit.

Zaev e mban gjithë Maqedoninë në robëri, vetëm për shkak të interesave personale dhe të ngushta partiake. Qytetarët i treguan kartonin e kuq LSDM-së, është koha që ata ta lëshojnë Ilindenin pn. Kjo është mënyra e vetme që Maqedonia të fitojë.

Loading...