VMRO-DPMNE: Zaev po paralajmëron shkelje të re të Kushtetutës

VMRO-DPMNE vlerëson se lideri i LSDM-së Zoran Zaev me paralajmërimet për rizgjedhje të gjykatësve “dëshiron të mbuloj veprimet në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale të cilat e ridefinojnë Maqedoninë”.

Nga VMRO thonë se Zaev dëshiron të realizoj skenarin me qëllim që të shpëtoj veten nga krimet e bëra, ndërsa ai përsëri po paraljmëron shkelje të Kushtetutës.

“Zaev mendon se nëse në gjykatat vendos njerëz partiak ata do të amnistojnë njëjtë sikurse Cërvenkosvski e ka abonuar për krimin në ‘Globa’, i rëndë tetë milionë euro, ose sikurse Katica Janeva e shpëtoi nga përgjegjësia për rastin ‘Puç’”, ka thënë Darko kostovski nga VMRO-DPMNE.

Ai ka shtuar se LSDM njëherë ka partizuar tërësisht gjyqësorin me rizgjedhjen e 600 gjykatësve, të cilët thonë atë, fillimisht kanë kaluar nëpër filtrat e LSDM-së. /SHENJA/

Loading...