Maqedoni

VMRO fillimisht duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve, e pastaj t’ua kërkojë votën

497604-vmro-dpmne-go-proslavi-27.rodenden-i-124.godini-od-osnovanjeto-na-istoriskoto-vmro

Shkup, 16 qershor – Kryetari i Qytetit te Shkupit dhe anëtari i kryesisë se VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski i ftuar nga ana e Presidentit te Shqipërise ka marrë pjesë në mitingun qendror të partisë së tij në Tiranë. Në mitingun e LSI-s kishte rreth 100 mijë simpatizues. Sipas anketave politike, LSI-ja do të jete faktori kryesor për formimin e qeverisë shqiptare. Mirëpo prezenca e Trajanovskit në mitingun e LSI-së interpretohet edhe si fillim i strategjisë së VMRO-DPME-së për të arritur te votat e shqiptarëve në Maqedoni, aq më tepër që zgjedhjet e fundit treguan se vota shqiptare është përcaktuese se kush d të jetë kryeministër i vendit.

Analisti Sefer Tahiri mendon se VMRO-ja pak si vonë e ka kuptuar peshën e votës shqiptare.

“VMRO- DPMNE- ja e kuptoi, por vonë, shumë vonë se diskursi dhe qasja e saj antishqiptare në 11 vitet e fundit, i kushtuan humbjen e pushtetit dhe tani po tenton të krijojë raporte më të mira me publikun shqiptar, përmes mediave, por edhe përmes formave e mënyrave tjera. Pjesëmarrja e Koce Trajanovskit në mitingun e LSI-së është një sinjal se VMRO tenton të “zbusë” raportet me shqiptarët, sidomos pas fushatës se egër kundër të ashtuquajturës Platformë të Tiranës, por këto raporte nuk do të zbuten”, thotë Tahiri për Gazetën Lajm.

Nëse Koce Trajanovski vendos të garojë edhe një herë për kryetar të qytetit të Shkupit, votat e shqiptarëve do të jenë përcaktuese. Mirëpo a mundet aq lehtë partia e tij të joshë votuesit shqiptarë?

“Pa kërkuar falje shqiptarëve për retorikën dhe veprimet antishqiptare, njësoj si LSDM-ja që kërkoi falje për të bëmat e saj prej vitit 1990- 1998, VMRODPMNE e ka vështirë të marrë vota shqiptare”, thekson Tahiri.

VMRO-DPMNE ishte 11 vite parti qeveritare, mirëpo pushtetin e humbi pas zgjedhjeve të 11 dhejtorit, kur shumë shqiptarë votuan rivalin e tyre, LSDM-në. Për tentimin evident të VMRODPMNE- së për të përmirësuar

raportet me shqiptarët flasin edhe komentet e deputetit të saj Antonio Milloshoski në gjuhën shqipe, përmes të cilave shigjeton BDI-në, partinë e cila gjithnjë e më tepër po humb përkrahjen te shqiptarët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top