Maqedoni

VMRO: Gjysma e Maqedonisë po digjet, ndërsa Ljupço Nikollovski shëtitet nëpër plazhe

VMRO-780x439

‘Gjysma e Maqedonisë po digjet, ndërsa Ljupço Nikollovski shëtitet nëpër plazhe jashtë vendit. Për më pak se tre muaj doli në pah paaftësia dhe neglizhenca e Qeverisë së LSDM-së për problemet dhe nevojat e qytetarëve të RM. Paaftësia e lejoi që zjarret në mbarë vendin të përhapen në mënyrë të shpejtë dhe të vënë në rrezik jetën, shtëpitë dhe pronat e qytetarëve’, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga OBRM-PDUKM përkujtojnë se si pasojë e zjarreve në këtë periudhë u dogjën mbi 2.500 hektarë sipërfaqe pyjore ose masë druri prej rreth 12.000 metra kub.

‘Për këtë punë të papërgjegjshme dhe paaftësi për t’u përballur me sfidat dhe për t’i zgjidhur problemet e qytetarëëe, LSDM do të japë llogari më 15 tetor’, përfundon kumtesa e VMRO-DPMNE.

To Top