Shkup, 27 maj – Një skandal tjetër ka shpërthyer në Maqedoni. Dje në mbledhjen e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik në Shkup atmosfera u tensionua aq shumë mes antarëve shqiptar dhe atyre maqedonas në Këshillin Drejtues dhe komisionit të cilët janë përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për 30 kandidatët e rinj të cilët duhet të pranohen konform konkursit të hapur para gjashtë muajve.

Lajmpress mëson ekskluzivisht se antarët maqedonas të Këshillit drejtues janë përleshur ashpër me antarët shqiptar, madje duke iu thënë shkurt dhe shqip: DO TË PRANOHEN VETËM 30 KANDIDAT MAQEDONAS DHE ASKUSH TJETËR.

Ky qëndrim i prerë ka shkaktuar nervozizëm të madh tek antarët shqiptar të cilët kanë kërkuar që konform ligjit për Akademi dhe kushtetutës të respektohet përfaqësimi i shqiptarëve në konkursin për pranimin e kandidatëve të rinj për gjykatës dhe prokurorë. Mirëpo kërkesat e antarëve shqiptar assesi nuk janë pranuar nga antarët maqedonas të Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavell Shatev” – Shkup.

Mbledhja e djeshme është tensionuar aq shumë për shkak se Akademia për Prokurorë ka mbyllur përfundimisht dyert për kandidatët shqiptar të cilët kanë kryer të gjitha testimet për pranim gjatë gjashtë muajve të fundit. Lajmpress mëson se nga 30 kandidatët të cilët parashihen në konkurs është e domosdoshme që të respektohet përfaqësimi i drejt ku realisht duhet të pranohen tetë shqiptar. Mirëpo kjo nuk është duke ndodhur, andaj ka tensionime të mëdha mes antarëve shqiptar dhe maqedonas në Akademinë të cilët duhet të hartojnë listën përfundimtare se cili do të vazhdon shkollimin.

Lajmpress mëson se beteja bëhet e fuqishme mes antarëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, ku partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, ka vendosur që të shkelë kushtetutën dhe ligjin duke ua mbyllur përfundimisht dyert kandidatëve shqiptar.

Ndryshe, në konkursin që u realizua gjatë vitit 2015 në Akademinë për Prokurorë Publik dhe Gjykatës, shqiptarët u diskriminuan në formën më brutale, pasi u pranuan 15 maqedonas dhe vetëm një shqiptar. Mirëpo ky konkurs i fundit që u hap para disa muajsh do të përfundon me një fiasko të vërtetë për shqiptarët, pasi partia e Ahmetit, BDI nuk mund të sigurojë përfaqësimin konform Marrëveshjes së Ohrit. Lajmpress do të kërkon qëndrim zyrtarë nga Ministrita e Drejtësisë dhe nga partia BDI se si është e mundur që në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, të mos pranohen shqiptar?

Loading...