Maqedoni

VMRO-ja reagon për rastin e Kumanovës, mbron Gruevskin (VIDEO)

grupi-696x348-1-300x150

Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski asnjëherë nuk ka deklaruar se “Lagja e trimave” ka qenë
rast i montuar nga qeveria e kaluar, ka reaguar VMRO-DPMNE pas një video të lansuar nga
media maqedonase, që u transmetua edhe në INA.

“Mediat nën kontroll të LSDM-së përhapin manipulime që ta defokusojnë opinionin nga
premtimet e rreme që para zgjedhjeve jepte Zoran Zaev. Zatën edhe vetë Zaev në
konferencën në Lubjanë deklaroi se bëhet fjalë për grupe terroriste që kanë kryer sulm mbi
forcat e sigurisë të njëjta si sulmet në Paris”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Video e lansuar dhe fjalet e Gruevskit

Një video e lansuar nëpër rrjetet sociale maqedonase dhe në disa portale tregon se si ishkryeministri
dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit vetë futet në grackë dhe pranon se si
është montuar rasti i Kumanovës më 9 maj të 2015. Gruevski këto fjalë i thotë në intervistën
e dhënë për televizionin Sitel vetëm pas një kohe të shkurtër që kishte ndodhur rasti i
Kumanovës, transmeton INA, videon e lansuar nga portali Dokaz. Ai ka thënë se si policia e ka
kryer punën, se si ishte planifikuar operacioni.

“Policia kishte njohuri për grupin që kishte hyrë në Maqedoni. Por operacioni ishte planifikuar
që ata të kapen në kurth. Njëri grup ishte në fshatin Hotël të Likovës, ndërsa tjetri në
Kumanovë. Policia priti që ata të bashkohen në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe që aty të
kapen bashkërisht.”, kishte rrëfyer në intervistë Gruevski, duke u thirrur gjithmonë në
informacione të shërbimeve të sigurisë dhe policisë.

Ndërkohë, informacione të lansuara nga dëshmitarë okularë dhe nga personat e dënuar si dhe
avokatët e tyre thuhet se grupi kishte komunikim me përfaqësues të lartë të shërbimeve
sekrete, kjo është dëshmuar me bisedat e përgjuara. Një nga informacionet e dëshmitarëve
dhe protagonistëve të Grupit të Kumanovës është se policët kishin sjellë grupin në Kumanovë
me një autoambulancë.

Kjo video më poshtë sjellë edhe detaje të tjera që tregojnë se si Gruevski vetë hyn në kurth
duke rënë në kundërshtim me informacione të besueshme që e demantojnë ate, dhe që do të
jenë pjesë e hetimeve të reja, në rast se do të ketë hetim ndërkombëtar.
Po ashtu Gruevski në një rast ka thënë se qëllimi ishte që grupi të kapet në gjumë në orët e
para të mëngjesit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top