VMRO-ja zbulon vendin ku do e mbajë Kongresin

Vallandova është në lojë të jetë selia e Kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-së ku pritet të zgjidhet lideri i ri i partisë, mëson POST.mk nga funksionar i lartë partiak.

Sipas opinionit të partisë, Vallandova ka sallë të mirë dhe e madhe është mundësia që mbi 500 delegatë atje të vendosin për liderin e ri.

Sipas tyre, të shtunën duhet të mblidhet Komiteti qendror, ku duhet të konfirmohet vendimi i Komitetit ekzekutiv për Kongresin e jashtëzakonshëm më 23 dhjetor. Në Kongres, delegatët duhet ta pranojnë apo hedhin poshtë dorëheqjen e liderit Nikolla Gruevski, me çka do të pasonte zgjedhja e liderit të ri partiak.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski është shmangur të përgjigjet sot në pyetjet e gazetarëve nëse ka favorit për trashëgimtar në funksionin e kryetarit të partisë. Atë që tha ishte se gjithçka do të jetë transparente si deri tani.

“Lidhur me procedurën për zgjedhje në VMRO-DPMNE gjithçka do të jetë transparente si që ka qenë deri tani opinioni i njoftuar”, ka thënë Gruevski, transmeton Medial.mk.

Paralelisht me përgatitjet për Kongres, VMRO-DPMNE ende nuk ka vendim sesi do të veprojë në Kuvend, veçmas pas paraburgimit të gjashtë deputetëve.

Loading...