VMRO kërkon referendum për çështjen e emrit

“VMRO-DPMNE i dënon të gjitha deklaratat e Talat Xhaferit dhe do të kundërshtojë qëllimet e shumicës së deputetëve që vetë të vendosin për ndryshimin e emrit, pa u konsultuar me qytetarët që për këtë të bëhet referendum”, thonë nga VMRO, përcjell Albeu.com.

Nga kjo parti po ashtu thonë se nuk do të pranojnë ndryshim të kushtetutës, me qëllim ndryshim të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe nuk do të pranojnë ide dhe propozime që mund të rrezikojnë popullin maqedonas dhe identitetin maqedonas, si dhe gjuhën dhe kulturën.
Gjithashtu nga VMRO-ja shtojnë se partia vazhdon të jetë e përqendruar në procesin e integrimeve në familjen të cilës i përket me politikë, kulturë dhe ekonomi.
“Anëtarësimi në BE dhe NATO do të thotë vlerë e shtuar për vendin tonë por edhe për stabilitetin rajonal, bashkëpunim politik dhe zhvillim ekonomik”, thonë nga kjo parti opozitare.

Loading...