“VMRO-ja të përkrah idenë për një Njësi Zgjedhore”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Nikola Gruevskit dhe me vite të tëra pjesë e udhëhehqësisë më të ngushtë të kësaj partie, Antonio Milloshoski vlerëson se VMRO-DPMNE-ja duhat ta rishqyrtojë, siç thotë, mosefikasitetin e koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë”.

Milloshoski në profilin e tij në Facebook në mënyrë të detajuar e ka arsyetuar, këtë mosefikasitet të koalicionit të formuar në vitin 2016 duke vlerësuar se duhet të shpërndahet.

“Një pjesë e madhe e partnerëve të koalicionit, kanë marrë shumë privilegje, përkrahje logjistike dhe pozicione të rëndësishme në dhjetë vitet e fundit, shpesh në llogari të VMRO-DPMNE-së si parti udhëheqëse, por të njëjtët sot nuk e kthejnë me obligimin e tyre themelor për solidaritet opozitar dhe veprim të përbashkët, konform parimeve të koalicionit”.

Të gjithë këto parti kanë deputetë, këshilltarë apo pozicione të tjera në nivele të ndryshme, ku në mënyrë të dukshme ndryshohen resurset e veprimit politik opozitar të VMRO-DPMNE-së-vlerëson Milloshoski.

“VMRO-DPMNE duhet ta përkrah idenë për një njësi zgjedhore dhe në këtë mënyrë si parti bartëse të lirohet nga detyrimi që në koalicion të merr parti që nuk janë relevante. Me një njësi zgjedhore nuk do të ketë nevoja të mëdha për koalicione parazgjedhore, çdo parti do të mund të matet aq sa i peshon besimi, kurse më pas në Kuvend të koalicionohet në bazë të programeve dhe interesave, në vend që pas zgjedhjeve të ndryshohen bluzat e koalicionit dhe në këtë mënyrë të lihet anash vullneti i votuesve – ka shkruar Milloshovski në profilin e tij në Facebook. /Art Channel/

Loading...