Pas Rangellovës dhe Zaturovskas, dorëheqje nga Unioni i Grave të VMRO-DPMNE ka dhënë edhe deputetja Liljana Kuzmanovska.
Sipas informacionit nga “Tv Nova”, Kuzmanovska dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE thonë se dorëheqja e kryetares së Unionit të Gruas, Rangellova, do të shqyrtohet në sesionin e nesërm të Komitetit Ekzekutiv të Partisë dhe nëse pranohet, do të hapet një proces për zgjedhjen e udhëheqjes së re të Unionit të Grave. Sipas burimeve të njëjta, kryetarja e Unionit është ajo që duhet të propozoj edhe ekipin e ri, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetaren e Unionit.
Ndërkohë dorëheqje ka dhënë edhe funksionarja e lartë e UNionit të Gruas pranë VMRO-DPMNE-së, Eli Smokvarska, transmeton Gazeta Lajm.
“Ne qëndrojnë të vëmendshëm në luftën kundër pushtetit të tanishëm. Në këtë rrugë shumë njerëz do të tronditen, por të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shembjen e pushtetit të Zaevit janë të mirëpritur”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Loading...