Derisa pushteti po vazhdon fushatën për referendumin, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE akoma nuk ka marra vendim nëse mbështet ose jo procesin. Sipas deputetes, Dafinka Ivanovska, kryesia e VMRO-së pritet të marrë vendim javës që vjen. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i BDI-së, Arbër Ademi vlerëson se shqiptarët nuk kanë nevojë të binden për të dal në referendum, pasi që sipas tij janë të vetëdijshëm se alternativë tjetër për Maqedoninë nuk ka. Deputeti socialdemokrat, Hari Llokvenec mohon se ndërkombëtarët po bëjnë referendumin në Maqedoni duke shtuar se është detyrë e të gjithëve që referendumi të ketë sukses. Debatin e plotë mes protagonistëve të lartpërmendur mund ta ndiqni sonte në emisionin Rruga Drejtë në orën 20:45 minuta.

Alsat-M

 

Loading...