Vogëlushi vuante për bukën e gojës, Salah mahnit botën me gjestin e tij…

Mohamed Salah nuk është vetëm një lojtar i madh por edhe një njeri i mrekullueshëm.

Mohamed Abdel Karim ishte emri i një djali që u pa në një emision televiziv me me një bluzë të shkruar emrin dhe numrin e Salah në anën e prapme , në pamundësi për të blerë një fanelë të tij.

Me të parë këtë emision, Salah kontaktoi gazetaren May Helmy për të vënë në kontakt me Mohamedin e varfër.

Mediat egjiptiane shkruajnë se Salah ia ka siguruar jetën djaloshit të varfër duke i paguar shkollimin për tërë jetën, duke i paguar banimin ndërsa më e pakta që bëri sigurisht që ishte edhe dhurimi i fanelës origjinale të tij.

Kujtojmë se Salah është i njohur për aksionet e tij humanitare. Ai ka ndërtuar një spital gjigant në Basioun që ka kushtuar 4.5 milionë euro.

Poashtu, ka ndërtuar dy shkolla në Egjipt, një bazë industriale në Kairo, ka dhënë dhjetëra donacione në tragjedi të ndryshme në vendlindjen e tij.

Për këtë në Egjipt emrin e Mohamed Salah e mbajnë rrugë, shkolla, qendra kulturore sportive në nderim të tij.

Loading...