Vokabulari kërcënues i shqiptarëve

Daut DAUTI

Kërcënimet janë ajo pjesa që shënon fillimin e konfliktit apo dhunës. Askush nuk kërcënon rrezikshëm sikur shqiptarët. Ekziston një arsenal i madh i fjalëve kërcënuese që kanë përdorur dhe që përdorin shqiptarët edhe sot para fillimit të konfliktit.

Disa nga fjalët kërcënuese janë: mshile gojën se t’rrehi si qenin; t’baj lesh; t’i tharbi huntë; t’i baj huntë përshesh; ti qes krejt dhamtë n’tokë; t’i qes qyrrat n’tavan; t’baj për me t’vajtu nana; t’baj për kryp e kepë; t’baj për likurë t’dashit; me t’shti n’dorë unë, nuk ta ban ma zi as …(këtu vjen çfarëdo krahasimi); t’baj për nasihat; 100 grushta (ose shkelma) t’i jap e veq nja ta njehi …
Arsenali i fjalëve kërcënuese nuk përfundon këtu se është shumë i gjatë. Në shumicën e rasteve shqiptarët edhe i kanë zbatu këto kërcënime.

Kështu duket se shqiptarët kanë kërcënuar gjithmonë. Në shënimet e udhëpërshkruesve të hershëm shqiptarët paraqiten si madhështor, të veshur bukur si askush tjetër në botë dhe gjithmonë të armatosur. Mbi të gjitha, fjala e parë me të cilën përshkruhen shqiptarët është se janë të EGËR dhe të dhunshëm.

Një udhëpërshkrues anglez, në mënyrë humoristike (siq ja kanë zanatë anglezët) thotë se shqiptarët nuk dalin në pazar që të shesin apo blejnë diçka. ‘Jo, ata dalin në pazar për me kqyrë me kend m’u rrehë ose m’u vra’.

Udhëpërshkruesit britanikë shënonin atë qe e shihnin. Ata nuk i kanë shënuar fjalët kërcënuese për shkak se nuk e kuptonin gjuhën. Megjithatë, historiani i famshëm për Ballkanin dhe Perandorinë Otomane, Mark Mazower, në librin e tij ‘Salonika, the city of ghosts’ i ka shënuar disa kërcënime të shqiptarëve. Psh. ‘Ta q… gruan (demek ta asishi gruen)’; ‘t’pshurri n’gojë’; ‘t’fus n’vorr për së gjalli’ … dhe disa kërcënime tjera të kësaj natyre.

Këta udhëpërshkrues, përfshirë Mazowerin, habiteshin shumë nga këto sharje kërcënuese dhe nga karakteri i dhunshëm i shqiptarëve. Unë, për veti, habitem shumë pse janë habitur këta me vokabularin kërcënues të shqiptarëve.

Çka kanë mendu këta udhëpërshkrues dhe historianë? Si i përballuan shqiptarët gjithë ato perandori dhe fqinjë sikur grekët, serbët dhe malazezët? T’u ushtru me folë sipas bontonit e t’u kcy balet a? Apo ndoshta Zumba e Tango?

P.S. Shkrimi eshte marre nga profili i facebook i Daut Dauti, publicisti dhe analist nga Londra

Loading...