Artene Iseni,
(avokate e një pjese të anëtarëve të Grupit të Kumanovës)

Më 30 shtator 2018 shqiptarët të gjithë votojn PRO – Referendumit sepse:
Vota PRO është vazhdimësi
– e përpjekjeve të 20 delegatëve shqiptarë të Ilindenit
– e përpjekjeve të gjithë atyre që luftuan në Luftën e dytë Botërore
– e përpjekjeve të gjithë atyre që në vitin 1991 votuan kundër Referendumit të njëanshëm
– e atyre që themeluan Universitetin e Tetovës
– e atyre që në vitin 1997 e mbrojtën Flamurin
– e atyre që në vitin 1999 u dolën në mbrojtje të shqiptarëve dhe strehuan 500 000 Kosovarë gjatë Exodusit
– e atyre që në vitet 1998-99 u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
– e atyre që në vitin 2001 sakrifikuan gjithëçka dhe si kryengritës u rradhitën në krah të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
– e atyre që me politikën e tyre të pa kompromis nga 2002 deri 2018 ndoqën rrugën NATO dhe BE.
– e atyre që me 27 prill nën rrezik të jetëve të tyre qëndruan në Parlament dhe mbrojtën të drejtën e tyre qeverisëse që edhe zoti ua kishte falur, kur neve shqiptarëve na dhuroi këtë tokë të bekuar
– e atyre që sot vendosmërisht organizojnë Referendumin dhe përmbyllin një epokë të errët të shqiptarëve dhe na barazojnë me kombet fisnike europjane.
Vota PRO Referendumit:
– ndalon robërinë shekullore të shqiptarëve në Maqedoni
– hap mundësin e sundimit të ligjit dhe së drejtës
– pamundëson fingërimin e rasteve politike dhe kriminale
– ofron konkurencë transparente ekonomike
– sanksionon me ligj të drejta të barabarta pa dallim race, feje, etnie ose pozite shoqërore/ekonomike
– pamundëson korrupcionin në shëndetësi, arsim, polici, gjykata etc.
– hap rrugë për rigjykim transparent dhe të gjithëanshëm të rasteve si Monstra dhe Kumanova 2015 duke u bazuar në ligj dhe fakte
Dil voto
– për Maqedonin Europiane
– për Maqedonin e qytetarëve të lirë dhe të barabartë
– për anëtarsim në NATO dhe hapjen e bisedimeve me BE
– për vazhdimësin e jetës në partneritet me etnit tjera në Maqedoni
– fqinjësisë së mirë me shtetet për rreth
– për një ardhmëri të sigurt dhe të begatë për fëmijët tanë…..
Le të shpresojmë

Loading...