Vrasja e 82-vjeçari në Fier për motive të dobëta, ngacmonte nënën e autorit

Ish-kreu i Sindikatës në Fier, Novruz Likometaj 82 vjeç, që u gjet në kazanin e mbeturinave, u vra për motive të dobëta. Mbrëmë u arrestua edhe autori Skënder Krasniqi 37 vjeç, disa orë pasi kishte masakruar 82–vjeçarin.

Gazeta “Panoram” shkruan se viktima ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme nënën e autorit. Madje, 82-vjeçari ngacmonte herë pas here gratë e lagjes ku banonte. Policia dyshon se në këtë ngjarje janë përfshirë më shumë se dy persona, prandaj orët në vijim priten edhe arrestime të tjera. Trupi i të moshuarit ishte masakruar disa herë me thikë, ishte prerë në fyt dhe kishte marrë goditje në kokë, dhe dyshohet se krimi është kryer në një nga rrugicat e lagjes.

Loading...