Ka hapur debate dhe ka nxitur shumë tensione jo vetëm në boten Arabe por edhe më gjërë vrasja e frikëshme e gazetarit në konsullaten Saudite në Turqi.

Gazetari që u vra në konsulatën saudite në Stamboll pak para vdekjes medohet se ka siguruar dëshmi të forta se ushtarët sauditë në Jemen po përdornin fosforin e bardhë kundër Hutive në Jemen.

Sipas të dhënave të reja, të cilat kanë “rrjedhur” nga qarqet diplomatike, gazetari saudit Jamal Khashoggi i cili para se është vrarë e copëtuar në konsulatën saudite në Stamboll, po planifikonte të botonte të dhënat se ushtarët sauditë kanë përdorur helme kimike në luftën në Jemen.

“Jam takuar me Khashoggin një javë para vrasjes së tij në konsulatë. Ishtë shumë i shqetësuar, më tha se ka siguruar dëshmi se Arabia Saudite ka përdorur fosfor të bardhë në luftërat kundër Hutive në Jemen”, ka thënë njëri prej bashkëpunëtorëve të gazetarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur.

Të dhënat për këtë dëshmi i kanë Marrë mediat iraniane e britanike, me kusht që të mos e zbulojnë emrin e tij dhe pozicionin e vërtetë të deshmitarit.

Loading...