Mediat britanike raportonin sot se Londra ka qen në dijeni të planti të vrasjes së gazetarit disident saudit, pasi ishte gati për të publikuar detaje skandaloze për abuzimet e Arabisë Saudite në luftën brutale të Jemenit.

Burime të sigurta afër familjes së gazetarit raportonin se Britania e Madhe ishte në njohuri 3 javë më herët për planin e vrasjes së tij.

Sipas lajmeve më të reja, është zbuluar një telefonatë nga familja mbretërore, jo direkt nga princi Mohammad bin Salman, por nga njerëz të afërt.

Urdhri ishte që gazetari të sillej në vendlindje, por nuk përjashtoheshin “aksionet tjera” në rast se ai i rezistonte kërkesës.
Ndërsa, burime pranë inteligjencës britanike kanë konfirmuar se informatat për këta urdhra i kishin qysh nga 1 tetori.

“Ne tentuam që ta parandalojmë këtë plan duke i kërkuar Arabisë që të heqë dorë, por nuk patëm sukses”, raportohet të ketë thënë burimi britanik i sigurisë.

Loading...