Vrasja në Xhon Kenedi, kapen 4 persona

Policia në mëngjes ka kapur 4 persona të dyshuar për vrasjen e 24 vjeçarit Burim Idriz në Xhon Kenedi të Shkupit, raporton SHENJA.
Siç njoftoi Drejtori i Byrosë për siguri publike Llazo vellkovski, raporton SHENJA, në një brifing për gazetarët, katër personat janë kapur në një aksion policie nën dyshimet se kanë vepruar si grup për vrasjen e të riut.
Ende nuk dihet nëse në mesin e këtyre personave gjendet ai që ka shtënë më gjashtë plumba kallashnikovi ndaj Burimit pasi policia po vazhdon hetimin.
Shkaku i kësaj do ketë frekuentim më të madh të policisë rrugëve.

Loading...