Ditën e djeshme Liege e Belgjikës u trondit nga një sulm me armë ku mbetën të vdekur 4 persona përfshirë dy police, ndërkohë që janë zbuluar disa detaje të reja për autorin.

Sipas ministrit të Brendshëm belg, Jan Jambon, autori i identifikuar si Benjamin Herman, 31 vjeç nuk ishte një person i panjohur për autoritetet, ndërsa ka shtuar se vetëm një natë më parë ai kishte vrarë edhe shokun e tij të qelisë në burg.

Herman mësohet se para se të qëllonte ditën e djeshme në rrugë, ka thirrur disa herë “Allahu akbar”, e më pas ka qëlluar mbi dy oficeret e policisë që janë përpjekur për ta ndalur. Pasi është siguruar se dy gratë kanë vdekur duke qëlluar edhe njëherë mbi to, 31 vjeçari është futur në një biznes aty pranë duke shkaktuar edhe një të vdekur tjetër.

Sakaq kanë nisur hetimet për ngjarjen, pasi dyshimet se ky është një sulm terrorist janë të mëdha, edhe pse Shteti Islamik ende nuk ka marrë asnjë përgjegjësi përsipër.

Loading...